Ndoshta ka të drejtë, ndoshta jo. Edhe anglezët janë “nepotikë” në kuptimin që e mbajnë njëri-tjetrin, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që ish-mekaniku i Meklarenit, Mark Pristli (Priestley) gënjen kur akuzon Fernando Alonson se ka vepruar pas kurrizit të Ljuis Hamiltonit. Ish-mekaniku kujton sezonin e nxehtë në 2007 në F1, kur dy pilotët e Meklarenit luftuan për titullin të cilin në fund e fitoi Kimi Raikoneni i Ferrarit. “Alonso paguante brenda ekipit që të mundte Hamiltonin”, – thotë Pristli. Akuzë shumë e rëndë, por e cila ka nevojë edhe për dëshmitarë të tjerë që të bëhet e besueshme.
Sfidanti.al