Juventusi humb dy ndeshjet e para në Champions për herë të parë në histori!

Është një skuadër siç ia thotë “nofka” (Zonjë) e vjetër. Prej mbi 70 viteve Juventusi luan në Europë, madje që në 1958 në Kupën e Kampionëve. Gjithsesi, u desh të vinte shtatori i këtij viti që skuadra bardhezi të pësonte për herë të parë dy humbje radhazi në nisje të fazës së grupeve në Champions. “Zebrat” luajnë në faza të tilla që nga 1995 dhe në 27 vjet nuk e kishin provuar një shije të tillë dështimi. Edhe ndaj Benfikës bilanci nuk ka qenë aspak pozitiv dhe vazhdoi të mos ishte i tillë. Në total, Juventusi ka luajtur 7 ndeshje ndaj “shqiponjave” portugeze me 5 humbje, 1 fitore e 1 barazim dhe me golat 6-9.

Sfidanti.al