Sulmuesi norvegjez njihet për sportivitetin e tij, për lirshmërinë që është cilësi e vendit nga vjen. Erling Halandi ishte i kënaqur pasi shënoi ndaj Dortmundit dhe pasi Mançester Siti fitoi 2-1 ndeshjen e Championsit, ndërsa pas ndeshjes bëri edhe shaka. “Mendoj se kam këmbë vërtet të gjata, – tha ai duke qeshur, – për këtë arsye e arrita topin. Gjithashtu ishte një harkim mjaft i mirë, dhe goli ishte i bukur. Kjo ishte një ndeshje e veçantë për mua, përballë kaq shumë shokëve. Duhej të isha i përqëndruar sepse emocionet ishin të forta. Padyshim ishte një ndeshje e veçantë dhe emocionale”.
Sfidanti.al