Kilian Mbape është tjetër gjë sepse e nis lojën më larg zonës. Edhe Erling Halandi e bën këtë, por më pak dhe aftësia më e madhe e tij është që të shënojë gola në 16 metrat larg portës. Nëse duhej një “kartvizitë” me rastin e ritakimit me ish-ekipin e tij, Dortmundin, nuk mund të kishte më të bukur sesa goli që ai shënoi në mënyrë akrobatike, dhe që ishte ai i fitores. Nuk kishte mënyrë më të bukur për t’i shprehur dashurinë pa kushte Mançester Sitit, dhe për t’u ndarë nga dashuria e tij e shkuar, Borusia. Një gol ëngjëllor, por edhe i tmerrshëm nga ana tjetër. Halandi është vetëm 22 vjeç dhe ka 26 gola në 22 ndeshje në Champions në karrierë. Përshtatja me Sitin? Kjo fjalë nuk duhet të ekzistojë në fjalorin e tij.
Sfidanti.al