A janë lojtarët me Alegrin? Di Maria i thotë Milikut: Po ky përse të zëvendësoi?

Dyshimet janë të mëdha në Itali nëse lojtarët janë duke e ndjekur trajnerin e tyre tek Juventusi. Me gjasë, Maks Alegri po ndjek fatin e Tomas Tuhelit të Çelsit, i cili mesa duket u lodh dhe nuk po i bënte dot futbollistët me vete. Kjo gjë me gjasë po i ndodh edhe trajnerit juventin, që duket i lodhur në fytyrë dhe i nervozuar. Nga ana tjetër, në rrjetet sociale doli një video ku duket Di Maria në përfundim të ndeshjes ndaj Benfikës dhe i thotë Arkadiush Milikut: Po ky përse të zëvendësoi? Alegri e hoqi nga fusha sulmuesin polak, shënuesin e golit të vetëm të italianëve, ndërsa në konferencën për shtyp tha se “e zëvendësova sepse ishte i lodhur”.

Sfidanti.al