Ballkani humb si kampion në Çeki me Sllavian e Pragës!

Skuadra më e mirë e Kosovës për sezonin e kaluar, por vazhdon ta tregojë veten më të mirën shqiptare në Europë, edhe pse doli nga fusha e mundur. FC Ballkani humbi 2-3 në Pragë ndaj Sllavias vendase në ndeshjen e dytë në grup në Ligën e Konferencës, rezultat që vje pas barazimit 1-1 në Prishtinë me Kluzhin e Rumanisë. Ekipi i trajnerit Ilir Daja ishte madje dy herë në avantazh, me Ermal Krasniqin në 23’ dhe Meriton Korenicën në 29’, ndërsa të pesë golat u shënuan në pjesën e parë. Një autogol i portierit Stivi Frashëri, dhe rrjetat e ish-sulmuesit të Skënderbeut, Peter Olajinka e Lukas Masopustit i dhanë fitoren çekëve. Ballkani e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi Astrit Thaqi u përjashtua me të kuq në 84’. Komentet e tifozëve në FB ishin shumë të mira për ekipin nga Kosova.

Sfidanti.al