Autokritika e Donçiçit: Lashë në baltë shokët dhe vendin tim!

Superylli i Dallasit nuk ishte dot vetvetja në ndeshjen që Sllovenia e humbi në çerekfinalet e Kampionatit Europian të basketbollit. Polonia fitoi në mënyrë të pabesueshme 90-87, dhe Luka Donçiç nuk dha maksimumin. Ai shënoi vetëm 14 pikë duke realizuar 5 gjuajtje nga 15 të provuara (33 për qind). Ishte më mirë në tabelë me 11 topa të kapur aty si dhe shërbeu 7 asiste, por doli nga loja me gabime personale. “Mesa duket nuk isha në 100 për qind, – tha ai pas eliminimit, – më bënë gjilpëra për të më ndihmuar. Nëse nuk do të kishte qenë ndeshje me eliminim direkt nuk do të kisha luajtur. Dëmtimi im është arsyeja e humbjes. Luajta në mënyrë fatale. Zhgënjeva ekipin dhe gjithë vendin tonë që na mbështeste”.

Sfidanti.al