Bajerni po fiton, por në Bavari po bien “sirenat e alarmit”!

Nuk qenka e thënë që Julian Nagelsman të jetë i qetë. Sezonin e kaluar, trajneri gjerman pati probleme tek Bajerni me Robert Levandovskin, të cilin “e sikterisi” tek Barcelona. Tashmë, lajmet nga Mynihu janë që ka disa lojtarë që janë të pakënaqur me Nagelsmanin. Përse ndodh kjo? Besohet sepse që të gjithë lojtarët duan që të luajnë dhe kur mbeten në stol apo aktivizohen pak minuta, ata “varin buzët”. Siç raportojnë mediat, lojtarë si Gnabri, Musiala, Gravenberh apo Mazraui as nuk deshën të flisnin fare me gazetarët për fitores me Interin. Dy të parët luajtën pak, ndërsa dy të tjerë aspak.

Sfidanti.al