Shqiptari i Kosovës provoi Bundesligën me Verderin dhe Premier Ligën me Noruiçit. Sot ai ka veshur një fanelë të famshme, siç është ajo e Gallatasarajit, ndonëse nuk luan në një ligë kaq të madhe sa edicionet e kaluara. Nuk dihet se cila ishte arsyeja që Milot Rashica pranoi Superligën e Turqisë, por besohet se nuk pati ofertat e duhura nga Premier Liga apo për t’u kthyer në Bundesligë. Rroga besohet se do të jetë e lartë, ndërsa shpresa është të fitohet kampionat dhe të luhet në Champions. Gallatasaraji, i vetmi ekip turk që ka fituar një kupë të Europës (Kupën UEFA në 2000) ka marrë edhe Mauro Ikardin, Huan Matën, Demirin dhe Rosin.
Sfidanti.al