Halandi u bë një “barrë” tek Dortmundi, por Guardiola është i lumtur që e ka!

Kështu ndodh me ata që janë shumë të zotët në një profesion dhe që nuk duan të rrinë bashkë me shokët që nuk janë në nivelin e tyre. i tillë edhe Erling Halandi, që muajt e fundit nuk pati asnjë dëshirë të lunate për Dortmundin, ndaj edhe njëri nga shefat e klubit gjerman, Mikael Cork (Zorc) ka deklaruar se “Halandi u bë një barrë për ne”. Kjo, edhe pse sulmuesi norvegjez shënoi 86 gola në 89 ndeshje. Gjithsesi, kjo nuk është e vërtetë për tek Mançester Siti sepse Halandi ka shkuar në një ekip të elitës dhe atje është i motivuar plotësisht. Me gjasë, mund të bëhet barrë nëse do ta kërkonte ndonjë Real apo Barcelonë!

Sfidanti.al