A mund të besojmë tek fjalët apo tek veprat? Nuk ka dyshim se fjalët i merr era, kurse veprat mbeten. Pas ndeshjes Teuta-Kukësi, trajneri Skënder Gega mund t’i kishte shkuar deri në fund “marrëzisë” me arbitrin Ferhataj, nëse rojet e sigurisë nuk do ta “menaxhonin” shpërthimin e tij prepotent. Ata që e panë skenën, me sa duket, nuk janë habitur me vendimet e arbitrit, i cili e la Kukësin edhe me 10 vetë, por me gjestin e trajnerit Skënder Gega. Si ka mundësi që ra në kurthin klasik edhe kampioni i vetkontrollit?
Për hir të së vërtetës, Kukësi i tij, po thyen rekordin negativ me paraqitjet e këtyre jaëve të fillimit të kampionatit. Dhe nuk mjafton kriza në fushë, por edhe nga sipër, presidenti Gjici, ka lëshuar një rrufe që nuk pritet dot: “ Ka shumë trajnerë që i gjen , gati çdo ditë, në bllok ( në zemër të Tiranës)”.
Moda e sjelljes në Superligë ndryshon sipas sezonit dhe ekipit ku je, por ndryshon edhe sipas zareve që janë hedhur nga “stilistët e FSHF-së”. Kur Partizani doli kampion , disa vite më parë, Gega ishte modeli i shenjuar, e ndiqnin nga pas arbitrat dhe jo e kundërta. Pale të mendosh tjetrën, Kukësi ishte më mirë kur luante në emigrim, kur s’kishte stadium..kishte lojën. Tani ka stadium, por ka humbur lojën dhe rezultatet !
Sfidanti.al