Nga Gavi te De Jongu, “mollët e ndaluara” të Bajernit!

Bavarezët patën “oreks” të madh këtë verë, thuajse si asnjë herë tjetër në historinë e tyre. Lojtarë të shumtë u morën si Mane, De Ligt, Mazraui, Graverbek. Gjithsesi, ashtu si “grabitqarët” në Afrikë apo xhunglat e Azisë, edhe Bajerni pati sukses në një nga disa tentativa. Siç thekson revista “Sport Bild”, klubi në “Zebener Shtrase” provoi të bisedojë me shumë futbollistë, ndonëse në thuajse të gjitha rastet u tërhoq vetë. U bisedua me Lajpcigun për Konrad Laimerin, u bisedua për Frenki De Jongun dhe për Gavin e Barcelonës, për Sasha Kalajxhiçin e Shtutgartit dhe Borna Sosën. U mendua se mund të kishte interes për Adejemin, Zhoao Feliksin, Kejnin, Osimhenin, Nkunkun, Damfrisin e të tjerë, deri edhe për Kristiano Ronaldon.

Sfidanti.al