Në një shkrim më herët trajtuam atë që gara për Këpucën e Artë në Europë do të jetë shumë e fortë dhe spektakolare me Halandin, Kejnin, Nunjezin, Levandovskin, Benzemanë, Mbapenë e Nejmarin ndër pretendentët. Gjithsesi, në La Ligën spanjolle nuk janë vetëm polaku Levandovski i Barcelonës dhe francezi Benzema i Realit. Iago Aspas është, ashtu siç shkruan me të drejtë e përditshmja madrilene “Marka”, një sulmues i klasit botëror. Aspas ka shënuar 5 gola në 4 ndeshje për Seltën e Vigos, bashkë me dy rrjetat që shënoi mbrëmë në fitoren 3-0 ndaj Kadisit.
Sfidanti.al