Kepa e bën “transferimin” e tij, fejohet me Mis Universin e Spanjës!

Janë dy gjëra të ndryshme, që të japin lumturi gjithashtu jo të njëjta. Një diçka është të ndryshosh ekipin e futbollit, dhe krejt tjetër të ndryshosh statusin tënd të jetës. Portieri spanjoll Kepa Arrizabalaga nuk ia doli dot që të largohej nga Çelsi, pasi klubi anglez nuk e lejoi transferimin, por realizoi diçka tjetër tepër të gëzueshme. Ai shpalli fejesën më të dashurën e tij bukuroshe, që nuk është tjetër përveçse Mis Universi i Spanjës në 2020, Andrea Martinez. Sipas mediave, çifti kishte disa kohë që shoqërohej, ndërsa lidhjen e shpalli botërisht në janar të këtij viti. “Ajo tha “PO””, – shkruajti Kepa 27-vjeçar, që është më i ri sesa e fejuara e tij 30-vjeçare.

Sfidanti.al