“La Gazeta delo Sport” I jep këtyre klubeve notën 8, sepse I përforcuan mirë ekipet e veta. Juventusi mori Di Marinë, Pol Pogbanë, Paredesin, Bremerin apo Milikun, ndonëse humbi Dibalën e De Ligtin. Roma e Murinjos pati përforcime si Dibala, Matiç, Vajnaldum e Beloti, ndërsa ruajti Zaniolon. Pas tyre vijnë Milani, Napoli e Torino, ndërsa Interi mbetet si “gjysmagjel” edhe pse mori Lukakun, Asllanin, Mkitarianin dhe Açerbin. Zikaltërit nuk morën dot Dibalën e Bremerin, ndërsa Shkriniar u mbajt, por disi me frikë dhe mund të largohet në janar. Milani pati shumë ide dhe pak shpenzime, por kështu ishte tendenca pak a shumë në Serinë A.
Sfidanti.al