UEFA gjobit 8 klube për financat, mes tyre katër “motra” të Serisë A

Në listë janë edhe tre nga Franca dhe një nga Turqia (për habi, jo Barcelona, Çelsi, Man. Junajtidi apo ndonjë tjetër në Angli). UEFA ka vendosur të “dhurojë” gjobat e saj për shkeljen e rregullave financiare dhe ndër 8 klubet e ndëshkuar bien në sy katër të Serisë A. Këto klube janë Roma, Interi, Juventusi e Milani, ndërsa në Francë janë Paris SG, Monako e Marseja dhe në Turqi është Beshiktashi. Gjobitja është bërë me dy shkallë, dhe shkalla e dytë është me kusht. Roma do të paguajë 5 milionë euro, ndërsa nëse nuk rregullon llogaritë për 4 vjet do të duhet të paguajë edhe 35 milionë euro të tjera. Interi paguan 4 milionë euro, plus 26 milionë me kusht për 4 vjet, Juventusi është në kuotën 3 milionë euro tani e 23 nëse nuk është në rregull  për 3 vjet, dhe Milani paguan 2 milionë e 15 milionë me kusht (3 vjet). Në total, gjoba e UEFA-s për 8 klubet arrin në 172 milionë euro.

Sfidanti.al