Vështirë se mund të kishte një përzgjedhje më të fortë. Tri skuadra të mëdha do të jenë në të njëjtin grup, siç u përcaktua pas shortit të Ligës së Kampionëve të hedhur në Stamboll të Turqisë. Bajerni i Mynihut, Barcelona dhe Interi i Milanos luftojnë për dy vende që të kalojnë në raundin e dytë, ndërsa do të jenë në grupin C, së bashku me çekët e Viktorias së Plzenit. Do të thotë se një nga emrat e mëdhenj do të mbetet jashtë që në grupe. Kampionia e Europës në fuqi, Reali i Madridit, pati short të pranueshëm pasi do të sfidojë Lajpcigun gjerman, ukrainasit e Shahtarit të Donjeckut dhe Sëlltikun e Gllazgout.
Liverpuli, nënkampion i kontinentit, po ashtu ka short interesant me Ajaksin, Napolin dhe një derbi britanik me Gllazgou Rejnxhërsin Një duel i madh është ai në grupin H mes Paris SG e Juventusit, ku u përzgjodh edhe Benfika, ndërsa në grupin G, Mançester Siti do të ketë sfidues të rreptë si Sevilja apo Dortmundi. Ndeshjet nisin në 6 shtator dhe përfundojnë në 2 nëntor, ndërsa finalja është parashikuar në stadiumin “Ataturk” të Stambollit në 10 qershor të vitit të ardhshëm.
Grupi A: Ajaks, Liverpul, Napoli, Rejnxhërs
Grupi B: Porto, Atletiko Madrid, Leverkusen, Bryzh
Grupi C: Bajern Mynih, Barcelona, Inter, Viktoria Plzen
Grupi D: Frankfurt, Totenhem, Sporting, Marseja
Grupi E: Milan, Çelsi, Salcburg, Dinamo Zagreb
Grupi F: Real Madrid, Lajpcig, Shahtar Donjeck, Sëlltik
Grupi G: Mançester Siti, Sevilja, Dortmund, FC Kopenhagen
Grupi H: Paris SG, Juventus, Benfika, Makabi Haifa
Sfidanti.al