Dinamo e Zagrebit në Champions me 24 milionë euro në xhep, trajneri: Tani fillon vuajtja!

Në “Maksimir” ndodhi mrekullia, ndryshe nga stadiumi “Marakana” e Beogradit kur drama ishte e hidhur në fund. Nëse Crvena Zvezda mbeti jashtë Championsit për një autogol në fund, Dinamo e Zagrebit e bëri detyrën dhe pse për një moment u duk shumë e vështirë. Kroatët eliminuan në plej of norvegjezët e Bodo Glimtit duke përmbysur humbjen 1-2 me fitore 4-1. Kjo, pas kohës shtesë, dhe klubi i kryeqytetit ka tashmë të garantuara 24 milionë euro nga të cilat 8.7 milionë euro vetëm për kalimin e plej ofit. Trajneri Ante Çaçiç u bë i dyti teknik në stolin e “të kaltërve” që arrin kualifikimin në fazën e grupeve për të dytën herë. Më herët, këtë e kishte arritur i shquari Zllatko Kranjçar në 1998 dhe 2016. “Suksesi është i madh, por tani fillon vuajtja, – u shpreh Çaçiçi, – në grupet e Championsit ka ekipe të mëdha dhe duhet të vuajmë për të mos bërë figurë të keqe”.

Sfidanti.al