Besnikëria e tifozëve të Interit, do të tejkalohet shifra 71 000 ndaj Specias!

Nuk po luanin derbin, dhe nuk ishin përballë Juventusit, Napolit apo Romës. Gjithsesi, tifozët e Interit po tregohen “fedelissimi”-t e Serisë A të paktën në këtë fillim kampionati. Mediat italiane informojnë se deri tani janë 60 000 spektatorë të konfirmuar në “San Sio” për ndeshjen e dytë në shtëpi të sezonit, dhe padyshim që ky numër duhet të shtohet. Këtë të premte, zikaltërit luajnë në fushën e Lacios për javën e tretë të Serisë A, ndërsa më pas vjen Kremoneze ndaj ka ende shumë kohë për të blerë një biletë. Në sfidën e parë shtëpiake, atë ndaj Specias, në “San Siro” ishin 71 000 tifozë, vetëm 4 000 më pak se maksimumi. Publiku zikaltër është i lumtur me fillimin e mirë të sezonit dhe me veprimet e presidentit Çang në tregun e futbollit.

Sfidanti.al