Duket e vështirë sesi një futbollist kaq i talentuar ta ketë problem të luajë titullar, qoftë edhe në një skuaër të madhe si Bajerni. Leroi Sane është i “blatuar” me cilësi të rralla, fizike, teknike në vizion dhe gjithçka tjetër, por natyra e tij ka qenë shpesh penguese. Siç shkruajnë mediat gjermane, ylli “teuton” nuk është parë shpesh “sy më sy” me ish-trajnerin Hansi Flik, ndërsa nuk e ka me qejf që trajneri i sotëm, Julian Nagelsman, dëshiron që ai të luajë djathtas. Gjithsesi, Sane këtë sezon po luan shumë më mirë, me shumë më tepër “furi” dhe “përkushtim”. Drejtori sportiv, Salihamixhiç, njeriu që e solli nga Siti, e ka mbështetur vazhdimisht dhe e ka lavdëruar. Po ashtu, Fliku e ka marrë disa herë në telefon. Ata duan që Sane më në fund të tregojë veten dhe ky të mos jetë sezoni i tij i fundit për Bajernin.
Sfidanti.al