Halandi fiton “medaljen e turpit” për penalltinë që mori ndaj Barcelonës

Ai vjen nga Norvegjia dhe luan në Premier Ligën angleze. Nga një yll i tillë kaq sportiv (në dukje) pritej diçka krejt tjetër, por ja që Erling Halandi veproi si ndonjë njeri i uritur që duhet të vjedhë për të mbijetuar. Sulmuesi i Mançester Sitit u rrëzua në zonën e rreptësisë së Barcelonës në kohën shtesë duke fituar një penallti. Pamjet me përsëritje dhe ngadalësim tregojnë se kontakti që ai pati me mbrojtësin Kristensen ishte fare minimal dhe as nuk mund të mendohej të shkaktonte ndonjë problem për gjigandin 22-vjeçar, i cili u rrëzua sikur e kishte goditur rrufeja. Tifozët e sulmuan në rrjetet sociale, aq më tepër që ishte miqësore, duke e tallur se “duhet të fitosh një medalje ari për këtë”. Në të vërtetë, Halandi duhet të fitojë medaljen e turpit.

Sfidanti.al