Florian Marku fiton titullin e argjendtë në peshën gjysmë të mesme në WBC pas triumfit me pikë ndaj meksikanit Ramirez në Tiranë. Marku ia doli pas një ndeshjeje tepër të fortë në “Arenën Air Albania”, edhe pse u rrëzua në tapet nga rivali në raundin e 8-të. Ky është brezi i dytë i artë për Markun pas titullit ndërkombëtar në Federatën IBF të fituar disa muaj më parë. Rezultati sipas tre gjyqtarëve ishte 96-91, 96-91 dhe 95-92. Ndeshja ishte e vështirë sepse Ramirez lëshoi disa goditje të rrezikshme, por në tërësi Marku bëri më shumë.
“Ishte një ndeshje e fortë, – tha Marku, – unë bëra disa gabime, madje pa arsye, por kështu e ka sporti. Boksierët meksikanë janë të fortë dhe në një moment unë nuk po shikoja dot me syrin tim të majtë. Mendoj se e meritova fitoren, pasi isha më mirë, ndërsa nokauti ishte një përjashtim. Publiku ishte i shkëlqyer, një çmenduri dhe unë nuk doja ta zhgënjeja. Tani do të luftoj me cilindo kundërshtar që do të më vendosin përballë”. Ky ishte një tjetër brez të artë, përveç atij në Federatën IBF ku shqiptari është kampion ndërkombëtar. Pas 13 ndeshjeve në këtë kategori të boksit profesionist, ai ka 12 fitore, ndërsa nuk ka asnjë humbje.
Sfidanti.al