Sulmuesi dhe trajneri i Realit dolën fitues në konkurrimin për trofetë individualë të 2022-it. Kjo u zbulua në Stamboll menjëherë pas hedhjes së shortit të grupeve të Championsit dhe u dhanë çmimet për më të mirët e vitit, apo më mirë të themi të sezonit. Futbollisti numër 1 i Europës doli Karim Benzema i Realit dhe i Francës, që fitoi Championsin e La Ligën, duke qenë Këpucë e Artë në të dyja. Trajneri më i mirë i Europës u përzgjodh trajneri madrilen, Karlo Ançeloti që fitoi të njëjtat trofe si Benzema, duke vendosur edhe rekorde. Ai është i vetmi teknik që ka fituar të 5 ligat kryesore të kontinentit si dhe i vetmi që e ka fituar Championsin 4 herë në stol. Për femra, lojtarja më e mirë doli Aleksa Putejas e Barcelonës dhe trajnerja më e mirë holandezja Sarina Vigman, që drejtoi kombëtaren e Anglisë në fitoren e Kampionatit Europian.
Sfidanti.al