Fitorja ndaj Liverpulit shënoi fundin e Ronaldos tek Man. Junajtidi

Siç shkruan “Deili Meili”, për herë të parë në karrierë, skuadra u duk më e mirë pa Kristianon sesa me të. Trajneri Erik Ten Hag zgjodhi ta linte jashtë formacionit dhe e aktivizoi vetëm në 86’, ndërsa Mançester Junajtidi fitoi 2-1 ndaj Liverpulit në “Old Traford”, duke krijuar një sensacion në Premier Ligë. Vendasit luftuan shumë, vrapuan shumë dhe bënë presing thuajse gjatë gjithë kohës, diçka që sipas tabloidit nuk do të kishte qenë e mundur me Ronaldon në formacion. Kjo sinjalizon edhe fundin e karrierës së superyllit portugez me “djajtë e kuq”, me të cilët u bë i madh që nga viti 2003. Me gjasë, deri në 31 gusht do të gjejë një ekip tjetër, por problemi është se vështirë të jetë një ekip i madh.

Sfidanti.al