Qenkan një dyshe e bërë për njëri-tjetrin. Kështu mund të thuhet për sulmuesit e Interit, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku, të cilët u bashkuan sërish këtë sezon pasi u ndanë edicionin e kaluar. Gjigandi belg shkoi tek Çelsi, por edhe për shkak të lidhjes shoqërore, edhe për shkak se në Londër nuk i shkoi mbarë, i mbajti kontaktet me argjentinasin. E çfarë kontaktesh! Vetë Lautaro thotë se kishte telefonata çdo ditë me Lukakun. “Ne ishim në kontakt dhe folëm çdo ditë, – tha 24-vjeçari, – unë e prisja që ai të kthehej dhe të na ndihmonte për të fituar sërish titullin”. E pra, si mund ta kishte mendjen Lukaku tek Çelsi kur fliste çdo ditë me Lautaron tek Interi në Milano?!
Sfidanti.al