Nëse Benzema do gjuante penalltitë e Ronaldos, do të ishte ai numri 1 i Realit!

Diferenca e sotme me gola mes dy yjeve të sulmit është e tillë: Francezi ka 325 gola për Madridin, ndërsa portugezi e mbylli me 450 (ose 451 siç thekson gjithmonë e përditshmja “Marka”). Pikërisht kjo gazetë bën një “intrigim” se çfarë do të kishte ndodhur nëse penalltisti kryesor i Realit do të kishte qenë Karim Benzema, dhe jo Kristiano Ronaldo, e pas tij Sergio Ramos. CR7 gjuajti 92 penallti si “merenges” dhe shënoi 79, ndërsa Ramosi pati 23 penallti me 22 të sakta. Nëse këto do t’i kishte gjuajur Benzemaja, që ka mesatare realizimi rreth 86 për qind, ai do të kishte pasur 85 apo 86 gola më shumë, ndërsa Ronaldo 79 më pak. Që do të thotë do të përmbysej diferenca prej 125 (apo 126) golash që Ronaldo ka mbi francezin.

Sfidanti.al