Edhe kur Bajerni pushon, Sadio Mane vazhdon stërvitjen!

Fitorja 6-1 në Frankfurt ka mbetur prapa dhe në Bavari askush nuk e ka mendjen tek një sukses i vetëm. Trajneri Julian Nagelsman i dha dy ditë pushim lojtarëve të Bajernit, por kështu nuk ndodhi për Sadio Manenë. Sulmuesi nga Senegali vazhdoi edhe ato ditë stërvitjen individuale, ndërsa u bashkua me shokët në 8 e 9 gusht. Në seancën e fundit nuk ishin Leon Gorecka dhe Çupo-Moting, që të dy të dëmtuar,  ndërsa fundjavën e ardhshme në Bundesligë nuk luan as Kingsli Koman, që është i pezulluar për 3 ndeshje pas një kartoni të kuq. Edhe Paul Vaner ka munguar, ndonëse nuk dihet mirë se çfarë problemi fizik ka, ndërsa Matijs De Ligt vazhdon punën për të fituar vendin e titullarit në ekip.

Sfidanti.al