Ky rast duket më i keq sesa ai i Robert Levandovskit, pasi sulmuesi polak vërtet nuk shkoi mirë me Julian Nagelsmanin tek Bajerni, por nuk kërkoi largimin e tij. Kevin Durantit, në të kundërt, i ka ardhur në majë të hundës me trajnerin Stiv Nesh tek Bruklin Netsat, dhe i ka kërkuar pronarit, që ta largojë. “Ose unë, ose ai”, ka qenë ultimatumi i Durantit. Përveç trajnerit, Duranti kërkon edhe kokën e drejtorit të përgjithshëm, Marks. Gjithsesi, KD nuk është në pozita të mira sepse në dy vjet nuk ka pasur sukses në Nju Jork, ndërsa në moshën 34-vjeçare ka edhe 4 vite kontratë me Bruklinin në NBA.
Sfidanti.al