Arsenali ka besim, por pasi humbi Kesien, Milani nuk e jep Tonalin për 55 milionë euro!

Është e vështirë që skuadra kampione e Italisë të pranojë të “plaçkitet” në këtë mënyrë. Milani mbeti pa Frenk Kesien pasi mesfushori u largua me parametër zero për tek Barcelona, ndërsa ekziston rreziku që në të njëjtin repart të humbasë edhe një yll tjetër. Arsenali kërkon Sandro Tonalin, dhe mediat angleze shkruajnë me besim se trajneri Mikel Arteta mund ta realizojë objektivin për rreth 55 milionë euro. Të paktën, ky qenka çmimi që kërkoka Milani sipas “Deili Meilit”. Sidoqoftë, Tonali ka edhe 4 vjet kontratë me kuqezinjtë dhe trajneri Pioli e konsideron si element bazë të ekipit që fitoi titullin në Serinë A, ndaj as nuk mendohet që Tonali të largohet këtë verë.

Sfidanti.al