Mediat angleze nuk do të rreshtin së kujtuari 5 kartonët e kuq që ai ka marrë në ishull, po ashtu sherrin me tifozët që i kushtoi shiritin e kapitenit, por për mesfushorin shqiptar të Zvicrës këto nuk janë gjeja kryesore. Granit Xhaka e sheh veten si një shembull për fëmijët dhe të rinjtë që duan të ecin përpara në futboll, sepse ai është një lojtar që jep gjithçka për ekipin. “Dua që Arsenali të lejojë tifozët të vijnë në qendrën tonë stërvitore për të parë sesa shumë punojmë, – thotë ai, – unë nuk vë gjumë në sy kur luaj keq apo kur humbasim”. Xhaka thekson se 3 vjet më parë ishte gati të largohej nga klubi, por e bindi trajneri Mikel Arteta, të cilit i është mirënjohës.
Sfidanti.al