Broja nuk ikën nga Çelsi, Tuheli ka premtuar se do ta aktivizojë

Mund të mos jetë titullar dhe këtë e ka të qartë edhe vetë. Një sulmues 20-vjeçar që ka qenë i huazuar tek Viteshe apo Sauthemtoni nuk e ka të garantuar këtë rol tek Çelsi, por gjithsesi për Armando Brojën sezoni mund të jetë mjaft i mirë. Sipas mediave angleze, trajneri Tomas Tuhel i ka premtuar futbollistit kuqezi se do ta aktivizojë këtë edicion, pra që do të ketë minutazh në Premier Ligë, në kupat në Angli dhe në Champions. Një premtim i rëndësishëm për 20-vjeçarin dhe mediat shkruajnë se Broja e ka mbledhur mendjen që të mos largohet nga Blutë e Londrës.

Sfidanti.al