Lukaku: Inter, dua titullin! Kënaqësi të jesh me Brozoviçin dhe Lautaron!

Ish-kampioni i Italisë dëshiron të përsëritet, ndërsa sezonin e kaluar mungoi në betejë pasi zgjodhi një kampionat tjetër. Romelu Lukaku është rikthyer zikaltër dhe menjëherë hedh sytë nga fundi i sezonit duke pasur ide të qartë. “E qartë që dua të dal kampion me Interin, – thotë ai, – nuk e kam problem që kemi hasur vështirësi gjatë miqësoreve të verës. Në Serinë A do të jemi gati. Jam i lumtur të luaj në krah të lojtarëve si Marcelo Brozoviç, që është gati të jetë në krah teje edhe  kur shkon në luftë. Po ashtu, është kënaqësi të jesh në sulm së bashku me Lautaron, një futbollist i madh”.

Sfidanti.al