Zakonisht thuhet se dashuria e parë nuk harrohet, por për të është ndryshe. Zllatan Ibrahimoviç ka luajtur për shumë ekipe të tjera përpara sesa të vinte tek Milani, dhe nuk janë pak me Malmoen, Ajaksin, Juventusin dhe Interin. Gjithsesi, në mes të gjithë skuadrave të shumta që pati në karrierë, përfshi edhe Paris SG, Barcelonën, Man. Junajtidin dhe madje edhe përvojën në SHBA, legjenda suedeze ka dobësinë më të madhe për kuqezinjtë. Mediat italiane shkruajnë se Ibra do të mbetet milanist, do ta mbyllë karrierën në këtë ekip, mund të punojë në rol drejtuesi më pas, ndërsa fëmijët e tij do të jenë lojtarë pikërisht në “Milanelo”. Ndoshta, kjo ndodh sepse Milani është klubi i “pleqërisë” së tij dhe pikërisht kjo dashuri nuk harrohet.
Sfidanti.al