Tifozët amerikanë e kanë rritur ndjeshëm kërkesën për bileta për ndeshjet në Grand Slemin e fundit të vitit. Kjo, pasi Serena Uilliams deklaroi se do t’i japë fund karrierës në tenis pikërisht pas US Openit, pra ky turne do të jetë i fundit për të. Legjenda amerikane do të luftojë në Nju Jork për titullin, edhe pse do të jetë shumë e vështirë në moshën 40-vjeçare përballë rivaleve shumë më të reja në moshë. Njoftimet nga mediat amerikane janë që disa njerëz po i shesin biletat e blera për 35 USD për plot 7 000!
Sfidanti.al