Superkupa e Europës, Reali kërkon të fitojë trofeun dhe …Hazarin!

“E kam në planet e mia për këtë sezon dhe shpresoj që të na ndihmojë shumë”. Këto ishin fjalët e trajnerit Karlo Ançeloti për yllin belg, në prag të sfidës së sotme në Helsinki ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit. Luhet për Superkupën e Europës, mes kampionëve të kontinentit, futbollistëve të Realit të Madridit, dhe skuadrës gjermane që fitoi Ligën e Europës. Mediat spanjolle shkruajnë se Eden Hazar është gati dhe do të jetë në skuadër për herë të parë në një finale, që kur mbërriti 3 vjet më parë nga Çelsi. Do të jetë në stol, por mund të luajë më vonë, ndërsa Ançeloti e sheh si lojtarin më të përshtatshëm këtë sezon për të ndihmuar Karim Benzemanë që të shënojë gola.

Sfidanti.al