Juventusi do Kostiçin, por ka një problem me tifozët

Sulmuesi serb i Frankfurtit mund të arrijë jo me kosto shumë të lartë, edhe pse në garë është Uest Hemi, por klubi torinez duhet të sqarojë tifozët e tij. Kjo sepse ka pasur një protestë në Vilar Peroza me mjaft përkrahës që kanë dalë kundër çmimit të biletave për këtë sezon. Përforcimet e skuadrës duket se kanë rënë mbi kokën  e publikut që ankohet se çmimet janë tepër të larta këtë vit dhe janë të tilla që nuk mund të bëhet fjalë për të pasur prani familjare në stadium. Një familje me 3-4 persona nuk i merr dot.

Sfidanti.al