De Ligti kërkon të shënojë gola, por së pari duhet të ndihmojë që të mos pësohen!

Qendërmbrojtësi holandez njihet si personazh i fortë në fushën e lojës, që shkëlqeu tek Ajaksi, por që sikur e humbi disi shkëlqimin tek Juventusi. Në 3 vjet ai fitoi vetëm 1 titull në Serinë A dhe dështoi gjithmonë në Champions, ndërsa pati kritika për lojën e tij. Shpresa është që të kthehet në lojtarin që ishte tek Ajaksi dhe besohet se Bajerni mund ta ndihmojë e lojën e tij. Gjithsesi, në radhë të parë duhet të jetë De Ligti që të ndihmojë veten dhe të mos lejojë të pësohen aq shumë gola sa vitin e kaluar. Kjo vlen më shumë sesa shënimi i golave që premton holandezi.

Sfidanti.al