Brozoviç-Mkitarian-Asllani, Interi po që tani ka një mesfushë për të qenë

“Nuk do të jemi të bllokuar në atë repart siç na ka ndodhur sezonin e kaluar”. Këto janë fjalët e trajnerit të Interit, Simone Inzagi, i cili ndihet i lehtësuar se këtë herë do të ketë shumë më tepër mundësi. Mesfusha zikaltër duket më e plotë, pasi në qendër të saj përveç titullarëve Brozoviç e Çalhanoglu, do të jenë edhe dy lojtarë të tjerë, ndonëse të ndryshëm nga njëri-tjetri. Henrik Mkitarian është një yll i sprovuar, me nivel të lartë teknik dhe zgjuarsi taktike, një lider i kombëtares së Armenisë dhe që ishte i tillë edhe tek Roma. Një fitore e madhe për Inzagin që armeni erdhi me parametër zero. Kristjan Asllani ndërkaq është shumë i ri, 20 vjeç, e duhet të tregojë veten, por shenjat janë të mira. Mesfushori shqiptar duket gati për skenën e madhe.

Sfidanti.al