Që në fillim u theksua se mënyra sesi skuadra bavareze luajti në këtë miqësore ishte “e çoroditur”, dhe se nga dueli me anglezët pati shumë pak gjëra të mira për të veçuar. Mediat gjermane e cilësuan si zhgënjyese lojën e Bajernit ndaj Mançester Sitit. “Ne nuk patëm aspak kontroll mbi ndeshjen nëj 10 minutat e para, – tha trajneri Nagelsman, – pas pushimit ishim më mirë dhe Musiala ishte i shkëlqyer në pjesën e dytë”. Në Bavari, analistët thanë se vetëm Musiala e shpëtoi disi “anijen” e Bajernit që po “mbytej”, kaq e madhe ishte epërsia e kampiones së Anglisë. “Ne duhet të mendojmë për më vonë, – shtoi Nagelsmani, – ne nuk jemi ende në formën maksimale. Besoj se kjo do të ndryshojë”.
Sfidanti.al