Pati shtyrje të mëdha këtë sezon dhe besohet sepse kështu ndodhi për shkak të ndryshimit të pronësisë së klubit. Nuk ishte e lehtë tek Milani që gjërat të funksiononin siç duhet, dhe kjo solli shtyrje të madhe të rinovimit të kontratës së Paolo Maldinit, pra edhe shtyrje të realizimit të transferimeve. Për momentin, kuqezinjtë kanë “ngecur” pasi nuk po mundin të marrin 3 lojtarët që duan, De Ketelerin, Renato Sançezin dhe Tangangën. i pari nga Bryzhi, i dyti nga Franca dhe i treti nga Totenhemi. Mediat italiane shkruajnë se kampionët nuk kanë kohë për të humbur, dhe ndonëse ka ende optimizëm, kuptohet që gjithçka është në kufijtë e së skajshmes. Për këtë arsye, tek Milani po mendojnë për “planet B”.
Sfidanti.al