Atletiko e përballon Kristiano Ronaldon vetëm nëse … i shet shumë fanela!

Duhet të jetë një operacion si ai që po bën Paris SG me Lionel Mesi, që bën “gol” jashtë fushe, edhe kur nuk e realizon në terren. Këtë gjë shpreson të bëjë Atletiko e Madridit me Kristiano Ronaldon, ndërsa duket se për portugezin klubi spanjoll mbetet e vetmja mundësi e madhe. Ai dëshiron të luajë në Champions dhe me ekipin e Simeones e bën, por problemi është financiar. Atletiko nuk e përballon dot Ronaldon, pasi nuk ka mundësi ekonomike për t’i dhënë një rrogë të madhe (qoftë edhe me ulje), as edhe të paguajë atë që kërkon Mançester Junajtidi ku CR7 ka ende kontratë. Marrëveshja duhet të jetë me kushte, e tillë si “kur të çlirohet Shqipëria”. Klubi madrilen shpreson të ketë të ardhura të mëdha komerciale nga prania e portugezit për të mundur që ta paguajë dhe të fitojë diçka. Po ashtu, duhen larguar lojtarë për të pasur hapësirë për rrogën dhe këta mund të jenë dy, Morata dhe Sauli ose Lemari.

Sfidanti.al