Sezoni anglez nis për 20 ditë, por duket se CR7-ta do të shkojë në Spanjë!

Tek Barcelona ishte e pamundur që të kalonte, por edhe vetë katalanasit nuk e mendonin për ta marrë. Një rrugë kthimi për tek Reali nuk mund të ketë, por mediat në Spanjë shkruajnë se Kristiano Ronaldo mund të jetë pjesë e Atletikos së Madridit. Një “tradhëti” për tifozët “merenges”, që e kanë Atletikon një rival në derbin e qytetit, por gjithsesi, tradhëtia do të ishte më e vogël sesa po të vishte fanelën “blaugrana”. Për momentin, CR7 është enigma më e madhe e futbollit europian, sërish në shtëpinë e tij duke bërë stërvitje individuale, ndërsa duhen edhe 20 ditë deri në nisjen e sezonit në Angli. Mediat shkruajnë se trajneri i Atletikos, Diego Pablo Simeone është i bindur për ta marrë, ndonëse portugezi mbetet lojtar i Mançester Junajtidit.

Sfidanti.al