Kampioni anglez përdori një fjalë që ne nuk mund ta shkruajmë këtu, por mjafton të themi se ishte ofenduese për patriotin e tij. Tajson Fjuri beson se Entoni Xhoshua e ka të humbur edhe ndeshjen e revanshit për titull botëror në peshat e rënda të boksit profesionist, që do të zhvillohet në Xhedah të Arabisë Saudite. “Oleksandër Usiku do të fitojë sërish, – thotë Fjuri, që gjithashtu është kampion në këtë kategori peshe, – gjithsesi, unë jam gati që të ndeshem me Xhoshuan, madje falas në “Uembli”, nëse do të arrij ta mund Usikun”.
Sfidanti.al