Mane dhe Gnabri do të kenë role të reja me trajnerin Nagelsman

Bajerni do të ketë ndryshime këtë vit, ndonëse ndoshta pritet edhe ndonjë sulmues përveç mbrojtësit De Ligt. Gjithsesi, trajneri Julian Nagelsman ka pak a shumë ekipin që ka dashur, pa Levandovskin dhe me Sadio Manenë e Serg Gnabrinë. Kjo dyshe pritet të luajë rolin e sulmuesve të qendrës për ekipin bavarez, në skemat e reja të Nagelsmanit, që kërkojnë që golat që garantonte Levandovski, t’i shënojnë shumë futbollistë. Maneja është një bast i fituar, pasi e ka bërë këtë rol me sukses tek Liverpuli, por Gnabri duhet të ketë më shumë vazhdimësi.

Sfidanti.al