Natyrisht, nuk janë ata të Romës, pasi ata janë shumë të kënaqur që ekipi i tyre fitoi më në fund një kupë. Zhoze Murinjo ishte në stol në maj kur u arrit triumfi në finalen e Ligës së Konferencës ndaj Fejënordit holandez në “Arenën Air Albania” të Tiranës, duke kompletuar sukseset në kupat e Europës. Trajneri portugez e nisi në 2003 me Porton në Kupën UEFA, e vazhdoi në 2004 gjithashtu me Porton në Champions, fitoi Championsin e dytë me Interin në 2010, Ligën e Europës me Mançester Junajtidin në 2017 dhe tani Ligën e Konferencës me Romën këtë vit. Për të festuar triumfet, Mou bëri një tatuazh në krahun e djathtë, ku ishin kupat e fituara prej tij (Liga e Europës është e njëjtë me Kupën UEFA), ndërsa shumë tifozë në rrjetet sociale u tallën duke thënë se “kjo është e vetmja gjë jo e veçantë që ke bërë”.
Sfidanti.al