Interi po fle “gjumë” dhe po i hap rrugën Juventusit për 40-milionëshin Bremer!

Sezonin e kaluar u cilësua si mbrojtësi më i mirë i Serisë A dhe është padyshim shumë i fortë. Një brazilian i talentuar dhe shumë i përgatitur, Bremer, është kthyer në objektin e dëshirave të klubeve të mëdhenj të Italisë, kryesisë të Juventusit dhe Interit. Fillimisht, zikaltërit ishin në avantazh dhe u tha se futbollisti donte të shkonte në Milano, por takimi i djeshëm mes palëve, sipas mediave italiane nuk solli zhvillime. Nga ana tjetër, këtë mund ta shfrytëzojë Juventusi që jep 35 milionë euro të sigurta plus 5 milionë euro me klauzola për futbollistin e Torinos. Kjo i përgjigjet vlerësimit të torinezëve, ndërsa Juvja i ka paratë pas transferimit të De Ligtit për 80 milionë euro. Interi, mesa duket paska bërë sakrifica të mëdha deri tani, përderisa nuk ia hodhi sytë Dibalës, ose nuk është i sigurt që Shkriniari do të shkojë tek Paris SG.

Sfidanti.al