Më mirë t’i quajmë “seksuale”, dhe kjo duhet të jetë arsyeja kryesore që anglezi Rik Bajbi (Bibey) humbi jetën në një hotel në Firence të Italisë. Burri 40-vjeçar, ish-sportist në regbi, u ndodh në qytetin e kulturës italiane në shoqëri të një gruaje 45-vjeçare e cila është në spital, por u gjet e përgjakur në dhomën e hotelit. Të dy personat, sipas policisë italiane, nuk kanë shenja dhune në trup, dhe dyshimi kryesor nuk është ndonjë zënkë mes tyre, as ndonjë sulm ndaj tyre, por pasoja fatale të “lojrave të rënda erotike”. Për ish-regbistin besohet se shkaku i vdekjes ka qenë ataku në zemër, ndoshta nga sforcimi, ose ndoshta edhe nga përdorimi i ndonjë substance, por kjo e fundit është vetëm një hipotezë.
Sfidanti.al