E quajnë “i dëmtuari i përhershëm”, si do t’ia bëjë Bajerni me Goreckën?!

Mungesa e radhës do të jetë nga 6 deri në 8 javë, kuptohet nëse nuk do të ketë ndërlikime të tjera rrugës. Leon Gorecka, një nga lojtarët kryesorë të Bajernit të Mynihut dhe të Gjermanisë, do të bëjë një tjetrë ndalesë për shkak të operacionit në gjurin e djathtë. Dëmtimet e tij të shpeshta janë kthyer në shqetësim për vetë futbollistin, por edhe për klubin. Gorecka ka humbur 35 ndeshje që nga viti 2019 për shkak të lëndimeve, dhe jo më kot e cilësojnë “i dëmtuari i përhershëm”. Trajneri Nagelsman do të nxitojë për të marrë Konrad Laimerin nga Lajpcigu, ose në krah të Xhoshua Kimihut do të duhet të luajnë Zabicer ose Graverbek.

Sfidanti.al