Fjalë të arta paska thënë trajneri Shehi pas turpit nr 2 me Dudelanzhin në Tiranë: “Ngrini kokën se jemi eleminuar për shkak të ekperiencës që ka ekipi kundërshtar..” Duken të sinqerta këto fjalë kur flet nga pozitat e humbësit, sepse para ndeshjes Shehi fliste si “fitues”, premtonte një përmbysje të madhe, një harlisje me top ku do të bënin disa gola, por vetëm minutat nuk diheshin dhe emrat e golashënuesve..
Një trajner që premton përmbysje në një ndeshje Championsi, dhe i kërkon futbollistëve të ngrenë kokat e ulura, do të ishte mirë që të ulte kokën i pari.E dini pse? Sepse ishte ndër të parët që ndezi fushatën kualifikuese me një përmbysje golash dhe loje. Ajo që ndodhi ishte tejet turpëruese, kur shikoje prapë, edhe në Tiranë, Dudelanzh vallëzonte dhe lodronte me topin kurse kampionët tanë u mbetej të tundnin kokat si në një ndeshje ping-pongu.
Sa të bukura qenë ato fjalë që dolën nga stafi i Tiranës kur shorti na “paketoi” Dudelanzhin: “ Edhe fati i do njerëzit e mirë sepse na dha Dudelanzhin..” Me atë futboll që pamë në dy ndeshjet, ata ishin njerëzit e mirë të futbollit, kurse ne ishim..të këqinjtë!
Sfidanti.al