Momenti i madh i Barçës po vjen, rindërtimit të Ksavit i mungon vetëm “copëza” Levandovski!

Paratë po vijnë në numrat e llogarive nëpër banka dhe klubi katalanas tani është sërish në gjendje të likujdojë kreditorët. Kështu e kanë këto punë, me punë të lodhshme dhe me aftësi në zotërimin e artit të financës, ekonomisë dhe tregtisë mund t’ia dalësh edhe kur ke 1 miliardë e kusur euro borxhe. Procesi i rindërtimit tek Barcelona po hyn në ritëm të plotë, pasi klubi katalanas po merr Rafinjën nga Lidsi për 63 milionë paundë stërlina (rreth 73 milionë euro), dhe Usman Dembele po rinovon pasi po e ul me 40 për qind rrogën e tij prej 20 milionë eurosh në vit. Trajnerit Ksavi Hernandez i mungon vetëm Robert Levandovski për të krijuar treshen e sulmit të “ëndrrave”, ndërsa holandezët Depai e De Jong pritet të largohen, ashtu si edhe Brejthuejt. Besohet se Obamejangu do të jetë aty për të krijuar një repart ofensiv me thellësi të madhe.

Sfidanti.al